Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediat, u bëri thirrje qytetarëve të hapin sytë, pasi sipas tij kjo qeveri nuk njeh zbatimin e ligjit.
Duke iu referuar përgjimeve të publikuar nga Zëri i Amerikës për emërime politike në Drejtorinë e Burgjeve, Vasili u shpreh se përgjimet janë provë e pakundërshtueshme e shkeljes së ligjit.
”Përgjimet e publikuara nga VOA janë provë e pakundërshtueshme. Kryeministri Edi Rama mban në zyrë emërimet.
Thirrja ime eshte e përsëritur për një ligj që nuk funksionon dhe është kapur nga kryeministri. U them vetëm kaq: Qytetarë hapni sytë. Kjo qeveri dhe këta ministra nuk njohin ligj. Këta nuk kanë trup edhe para provave që i thonë po vetë.”- tha Vasili.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/2368625883423763/UzpfSTM3OTY5NDU4ODcxMDQ3MjoyMzQ5NTQwNTExNzI1ODYw/











