Prezenca e Ardian Çipës, drejtorit të Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në komision Parlamentar hetimor për pajisjen e përgjimit IMSI-catcher, nuk ka ndryshuar nga “shefat” e tij, dje, Saimir Tahiri dhe Haki Çako.
Në respekt të “kodit të heshtjes”, sikurse u shpreh kryetari i komisionit Flamur Noka, Ardian Çipa “ju bëri bisht” përgjigjeve për këtë hetim, nën argumentin se “për këtë po heton prokuroria dhe unë deklarimet e mia i kam bërë atje”.
“Për sa i përket ‘kodit të heshtje’, të vendosur nga Saimir Tahiri, Haki Çako dhe Ardian Çipa, nuk është se e them unë, por duket. Është e rëndë të aplikohet ‘kodi i heshtjes’ nga drejtuesit e ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit,. Ky ‘kod i heshtjes’ i aplikuar nga ministri dhe drejtues të Policisë së Shtetit, është ‘kodi i mafies’”, u shpreh Falmur Noka.











