• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKUZAT/ Doganat korrupsion me referencat dhe gjobat

admin by admin
13 December, 2016
in Ekonomia
0
AKUZAT/ Doganat korrupsion me referencat dhe gjobat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka evidentuar në një raport të fundit disa gjetje lidhur me problematikat e të bërit biznes në Shqipëri, gjatë anketimeve me bizneset si dhe takimet dhe fokus grupeve. Ankesa të shumta ka pasur për përdorimin e çmimeve të referencave në dogana, ndërsa fasoni është shprehur I shqetësuar për gjoba si rrjedhojë e kodeve të materialeve.

Referencat në dogana, shkak për korrupsion
Disa biznese paraqitën komente lidhur me zbatimin e çmimeve të referencës në disa degë doganore, si për mallra të ardhura nga vendet e BE, ashtu edhe për mallrat e importuara nga vende jashtë saj. Pretendimi i këtyre bizneseve është se edhe në rastet kur ato disponojnë të gjithë dokumentacionin justifikues të transaksionit (përfshirë edhe faturat e rregullta të cilat janë lehtësisht të verifikueshme nga administrata doganore shqiptare nëpërmjet shkëmbimit të informacionit me administratat doganore të vendeve eksportuese), sërish kanë qenë të detyruar të paguajnë TVSH-në në doganë mbi çmimin e rivlerësuar në bazë të listave të çmimeve të referencave sipas metodave alternative të vlerësimit. Sipas këtyre bizneseve mosnjohja e çmimit real të transaksionit/faturës nga doganat dhe zbatimi i metodave alternative shton mundësitë për korrupsion, duke qenë se rrit kontaktet e drejtpërdrejta të operatorëve ekonomikë me doganierët, krijon konfuzion, mungesë stabiliteti dhe lë hapësira për interpretime evazive. Në një vështrim më të gjerë kjo e bën të vështirë për vetë biznesin për të siguruar pajtueshmëri fiskale dhe financiare.
Sipas administratës doganore, në fillim të këtij viti është krijuar dhe është bërë funksional DataBase Kombëtar i vlerësimit sipas rekomandimeve të OBD-së28. DataBase Kombëtar i Vlerësimit unifikon vlerësimin doganor në degë të ndryshme doganore si dhe siguron trajtim të barabartë të gjithë operatorëve në mbarë vendin. Bazuar në legjislacionin në fuqi lidhur me vlerësimin doganor të mallrave, rivlerësimi i tyre bëhet në ato raste kur ka dyshime të arsyeshme. Pavarësisht kësaj, detyrimi i administratës doganore është që t’i argumentoj këto ndërhyrje.
Sipas DPD, përdorimi i metodës së transaksionit ka ardhur në rritje. Aktualisht metoda e transaksionit përdoret për rreth 88% të deklarimeve. Metodat alternative përdoren kryesisht për mallrat me origjinë jashtë EU. Lista me të dhëna të disponueshme ka ardhur duke u zvogëluar në numër artikujsh. Për vitin 2015 janë hequr nga lista 92 artikuj dhe për 2016 janë hequr 83 artikuj.

Gjoba për procedurat doganore/kodet doganore
Disa subjekte (fason) kanë qenë subjekte të gjobave me argumentin që kodi i materialit në deklaratën doganore ka qenë i gabuar, bazuar në një vlerësim te laboratorit të doganës i cili sipas bizneseve nuk ju është dorëzuar. Edhe pas ankimimit administrativ, nuk i është vënë në dispozicion përgjigjja e laboratorit dhe “përgjigjja ndaj ankesës nuk ishte e qartë, por kishte vetëm referenca ligjore”. Sipas bizneseve – vendosja e kodit doganor bëhet nga doganat e shteteve të tjera ( p.sh. Itali) dhe ndryshimi i tyre nuk mbart asnjë efekt financiar për doganën sepse janë kode për mallra të përpunimit aktiv të cilat nuk janë objekt në asnjë rast i taksës doganore. Për pasojë gjobat e vendosura konsiderohen prej tyre të tepruara.
Sipas DPD-së sqarohet se bizneset duhet të pajisen me përgjigjen e laboratorit. Konkretisht, bazuar në Udhëzimin 8909/1 Prot. Datë 10.04.2014, pika 6.2/a përcaktohet shprehimisht se “Laboratori i dërgon 2 kopje të Certifikatës Degës Doganore. Degët Doganore kanë detyrimin, që “Certifikatën e Verifikimit të llojit të mallit dhe Klasifikimit Tarifor” të lëshuar nga Laboratori Doganor t’ia bashkëngjisin praktikës doganore. Degët Doganore certifikatën tjetër origjinale ja dërgojnë subjektit ose përfaqësuesit të tij për njoftim në lidhje me konkludimin e nxjerrë nga Laboratori Doganor”. Gjithashtu nga DPD bëhet me dije se Ministria e Financave ka propozuar që pjesë e Paketës Fiskale 2017 të jenë edhe ndryshimet në ligjin për tarifat doganore, në të cilën është propozuar që për një listë të konsiderueshme produktesh të cilat përdoren nga industria e fasonëve, tarifat doganore të bëhen 0% duke filluar nga data 1 janar 2017.

Mosçlirimi i garancive doganore dhe moskomunikimi në kohë i argumenteve përkatëse biznesit
Ndonëse evidentohet një situatë e përmirësuar e procedurave doganore (e konfirmuar edhe nga Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër, Durrës, etj.) akoma mbetet problem mosçlirimii garancive doganore të vendosura me kërkesë të administratës doganore. Nga takimet (dy-tre raste) u raportua se edhe pse kishte kaluar afati konkret 6 mujor i kërkuar i garancisë nga administrata doganore dhe kjo e fundit kishte kryer kontrollin përkatës mbi mallrat e zhdoganuara, sërish nuk ishin liruar garancitë doganore edhe pas kërkesave të vazhdueshme të bizneseve. Për më tepër nuk kishte një përgjigje të këtyre kërkesave. Këto biznese e perceptonin këtë fakt me nevojën e doganave përkatëse për të rritur të “ardhurat e realizuara”.
Nga verifikimi i kësaj problematike me DPD, nga kjo e fundit bëhet me dije se: “Këto raste lidhen me garancitë që mbajnë degët doganore kur pranojnë transaksionin si vlerë doganore deri në verifikimin e faturës. Ka raste që përgjigja nga doganat homologe nuk vjen brenda afatit 6-mujor dhe dogana kuptohet që nuk çliron garancinë. Kjo çështje nuk ka lidhje me te ardhurat doganore, pasi garancitë janë një shumë e ngurtësuar në bankë që nuk përdoret as nga dogana dhe as nga biznesi”. Monitor

Previous Post

Ardian Çipa, respekton “kodin e heshtjes”, “iu bën bisht” përgjigjeve për IMSI-catcher

Next Post

FOTO/ Italia, letër Babagjyshit: Duam më të kërkuarit, në listë edhe dy shqiptarët e rrezikshëm

admin

admin

Next Post
FOTO/ Italia, letër Babagjyshit: Duam më të kërkuarit, në listë edhe dy shqiptarët e rrezikshëm

FOTO/ Italia, letër Babagjyshit: Duam më të kërkuarit, në listë edhe dy shqiptarët e rrezikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.