Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në shtatin e lumit Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrrakë.
Sipas policisë, mësohet se i mbytur është gjetur shtetasi me inicialet N.P., 77 vjeç.
Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas kishte shkuar për të peshkim dhe për pasojë është mbytur.
Po të njëjtat burime nga policia, thanë se nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.











