Një atentat me armë zjarri u regjistrua pasditen e sotmë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të një makine në rrugën “Gjergj Araniti”.
Nga atentati ka mbetur i plagosur në kraharor 42-vjeçari M. Mehmeti, i cili po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Vlorës.
Nga të shtënat dyshohet edhe për një person të dytë të plagosur.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.












