Në një moment kur janë rreth 1.4 milion karta indentiteti që skadojnë brenda viti 2019, fluksi i qytetarëve në gjendjet civilë rritet çdo ditë.
Kjo pasi shumë prej tyre veçanërisht ata që që janë kthyer me pushime nga jashtë vendit kërkojnë të pajisen me letërnjoftimet e reja brenda afatit.
Referuar kësaj situate të fluksit të madh për aplikimet e ID, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka njoftuar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.
“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë. Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.












