Ministri Sandër Lleshaj ka reaguar pas situatës të krijuar me policinë dhe studentët në Universitete.
Në një prononcim për mediat, Lleshaj tha se universiteti i ka kërkuar ndihmë policisë për situatën e krijuar. Ai u bëri thirrje studentëve të lirojnë ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë.
“Janë një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre. Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se “Universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve,” tha Lleshi.
Kujtojmë se forca të shumte policie zbarkuan mëngjesin e sotëm në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë dhe u përplasën me studentët të cilët ishin ngujuar që prej ditës së djeshme brenda në godinë.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/502401313501110/











