Tashmë Xhensila dhe Besi janë padyshim një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe ndër më të komentuara në media dhe rrjete sociale.
Familja e tyre është plotesuar tashmë dhe me ardhjen në jetë të vogëlushes Ajka.
Mbrëmja e djeshme i ka gjetur Xhendilën dhe Besin në Korçë nga ku këngëtarja ka postuar disa foto që tregojnë sa shumë e dashuruar është me bashkëshortin.

Xhensila shfaqet duke puthur Besin në buzë plot pasion, një veprim intim që ka vendosur ta ndajë me të gjithë fansat.













