Studentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të së enjtes (10 janar 2019) në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.
Policia largohet nga Fakulteti i Ekonomikut, del jashtë
Studentët debatuan me përfaqësues të policisë, duke u kërkuar llogari për dhunën e ushtruar dhe duke u kërkuar të largohen jashtë. Pas këtij debati, shefi i patrullës së zbarkuar atje u pa të bënte një telefonatë dhe pas saj policët u tërhoqën jashtë oborrit të Ekonomikut.












