Dëbora ka mbuluar dhe qytetin e Pogradecit ditën e sotme. Në këtë ditë dimri, qyteti juglindor të fal peisazh të mrekullueshëm, ku bardhësia gërshetohet bukur me liqenin dhe malet përreth.
Këto janë pamjet që vijnë ekskluzivisht nga qytetarë për DRONI.al të Pogradecit, të cilat të bëjnë ta vizitosh pa u menduar dy herë.












