Një 40 vjecar është vetëvrarë me armë zjarri në Tropojë. Viktima është identifikuar si K.Hoxhaj dhe ka humbur jetën menjëherë pasi ka qëlluar mbi veten.
Në tentativë për ti hequr nga dora armën e zjarrit ai ka plagosur edhe nusen e xhaxhait H.Hoxhaj. Ajo është dërguar për në spitalin e traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet nga polica se viktima ishte në gjendje depresive.











