Temperaturat jane ulur ndjeshem keto dite dhe pritet perkeqesim i tyre sipas meteorologeve. Per kete arsye, ministri Transportit Sokol Dervishaj ka urdhëruar ARRSH, dhe drejtoritë rajonale të jenë në gadishmëri maksimale gjatë këtyre ditëve.
JA RRUGET KU DUHET BËRË KUJDES:
Në Rajonin Verior Shkodër: Për shkak të temperaturave të ulëta, ka prani të ngricave në akset e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës. Nga kontraktorët është bërë hedhja e kripës që në orët e para të mëngjesit. Situata e qarkullimit është normale. Kontraktorët janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij Rajoni. Kontraktorët kanë bërë hedhjen e kripës në segmentet ku ka prani të ngricave.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër qe mbulon edhe Qarkun e Korçës, ka patur temperatura të ulëta gjatë natës, dhe për pasojë ka prani të ngricave në akset rrugore. Kontraktorët kanë hedhur kripë në orët e para të mëngjesit dhe po mbajnë në monitorim situatën. Edhe në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin.
Përveç detyrave të situatës dimërore, kontraktorët janë duke punuar edhe për realizimin e zërave të tjerë të punimeve, si pastrimin e akseve, mbushjen e bankinave, zëvendësimin e sinjalistikës së dëmtuar, prerjen e bimësisë, pastrimin e kanaleve anësore, etj.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prani të ngricave, dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.












