Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter lidhur me protestën që studentët po mbajnë këtë 7 Janar para Kryeministrisë.
Kryeministri është ndalur tek gjesti i disa studentëve të cilët i vunë drynin dyerve të fakulteteve, për të treguar që do të bojkotojnë mësimin.
Rama shkruan:
”Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh #MeStudentët”













