Dëbora gjithmonë është sezoni i cili mezi pritet, kjo për shkak të satisfaksionit të madh dhe bukurisë. Por, përpos kësaj, është një ndër sezonet më të rrezikshme.
Fillimisht nis me reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta të cilat sjellin ngrica dhe akull duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu shkaktojnë probleme në furnizimin me energji elektrike dhe deri në rrezikimin e jetës së banorëve në zonat malore, për shkak të egërsirave të uritura.
Ujqërit janë kthyer në kërcënim serioz për banorët e Dibrës, pasi për shkak të urisë kanë zbritur nga malet në zonat e banuara, duke gllabëruar disa bagëti, por edhe duke rrezikuar jetën e banorëve.
Së fundmi, FaxWeb shkruan se në zonat e Dibrës, disa ujqër kanë sulmuar bagëtitë duke ngrenë disa prej tyre sikurse kanë tmerruar dhe fëmijët.












