Kryeministri Edi Rama ka bërë vetë publike pamjet nga takimi i ministrave në Elbasan.
Me disa foto, ku në krahë të tij, shihet zv.kryeministri Erjon Braçe, Rama shkruan në rrjetet sociale, se fokusi i qeverisë së tij, do të jetë punësimi.
“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10 #PS #Reforma #Skuadër #Lidership”, shkruan Rama.













