Viti 2018 ishte padyshim viti i këngëtarit Flori Mumajesi, pasi në dy muajt e fundit, që pas fitores së Kënga Magjike, vazhdoi të ishte në vemendjen e të gjithëve me këngët që mbajnë emrin e tij.
Flori ka ditur të tërheqë vemendje dhe me veprimet e tij, pasi jo në pak raste ka lënë vend për të dyshuar nëse këngëtarja Kejsi Tola është në një marrëdhënie me të.
Por pak rëndësi ka kjo. Trofeve të tij i është bashkangjitur dhe titulli ‘Njeriu i vitit’ në revistën Class, ku votat kanë renditur emrin e tij të parin.
Flori për të treguar dhe xhentilesën e tij, ka preferuar t’ia transferojë dikujt tjetër këtë çmim.
Personalisht për mua ka vetëm një emër i cili e meritonte të ishte i nominuar dhe fitues nga të gjitha portalet dhe mediat, Elvis Naçi”, – shkruan kantautori.












