Një urë për këmbësorë afër një sheshi të akullt u rrëzua gjatë festimeve të Vitit të Ri në Gorky Park, Moskë, duke lënë 13 vetë të plagosur.
Dyshohet se shembja ka ardhur si pasojë e mbingarkesës, pasi shumë vetë po qëndronin mbi të, por gjithashtu dhe nga vjetërsia e saj.
Ura u nda në mes çka solli që një pjesë e njerëzve të binin poshtë mbi njëri tjetrin. Fatmirësisht ura nuk ishte e lartë, çka shmangu që kjo ngjarje të kishte viktima.











