Një krim i rëndë ka ndodhur në Korfuz, Greqi, ku një shqiptar vrau vajzën e tij dhe më pas e varrosi në oborrin e shtëpisë.
28 vjeçarja Angjeliki Pjetri ishte shpallur në kërkim dhe gjatë hetimeve policia greke ka arritur të zbulojë se vajza ishte vrarë nga i ati dhe gjatë marrjes në pyetje shqiptari tregoi gjithë krimin.
29-vjeçarja Angjeliki Pjetri kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë solli debate me të atin, i cili ishte kundër. Vajza ishte e pavarur, pasi punonte në një dyqan në Korfuz dhe nuk banonte më me të atin.
Ka qënë i dashuri i saj afgan që e ka denoncuar zhdukjen e saj mëngjesin e së mërkurës dhe ka dëshmuar se ajo kishte grindje në shtëpi për shkak të lidhjes së tyre.
Hetimet vazhdojnë.












