Ndryshime në qeveri priteshin të ndodhin, por ishte i papritur emërimi i deputetit socialist Erion Braçe në postin e zv. Kryeministrit.
Dhe vetë ai nuk e kishte pritur, duke mos e fshehur emocionin gjatë pyetjeve të gazetarëve, ku u shpreh se ishte më shumë sesa priste.
Braçe ndër të tjera tha se do të tregonte që ishte me popullin dhe se do ti shërbente atij.
Dhe mesa duket e paska filluar seriozisht këtë detyrë. Që ditën e djeshme, ai ka vizituar një familje. Sapo ka mbaruar mbledhjen e Asamblesë mësohet se Braçe ka shkuar në familjen Sulko në Krutje.
Kjo e gjitha ndodhi për të treguar që ai i mban premtimet. Gjyshja e kësaj shtëpie e kishte pyetur nëse do t’i vizitonte sërish, nëse do të bëhej ministër dhe Braçe e përmbushi premtimin.
Nëse ky është vërtet misioni i Braçes, urojmë që mos i largohet kurrë, pavarësisht se rastet kanë treguar të kundërtën, kur jo pak pushtetarë kanë devijuar nga premtimet e tyre.

©DRONI.al












