Është publikuar fotoja e 33 vjeçarit shqiptar i cili u dëbua nga territori italian, për shkak të mesazheve ekstremiste në Facebook.
Shaban Caca jetonte prej vitesh në Padova.
Mediat italiane shkruajnë se tani atij i është ndaluar hyrja në Itali për 10 vite.
Ai cilësohet si eksponent i rrezikshëm për terrorizmin dhe nxitës i urrejtjes sociale. Autoritetet kishin zbuluar dhe lidhjet e tij me eksponente ekstremistë në vende të tjera.
Mesazhet ai i publikonte në Facebook dhe kjo ka bërë që autoritetet të sinjalizoheshin për të hetuar. Vetë ministri i Brendshëm ka reaguar duke thënë” Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.

©DRONI.al












