Prej vitesh në një lidhje, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një stad tjetër.
Ata nuk ndajnë shumë momente me ndjekësit e tyre, por kur e bëjnë, nuk ka vend për dyshime. Çifti është shumë i lumtur dhe po përjetojnë çdo ditë e më shumë dashurinë.
Këtë gjë na e vërteton dhe videoja e fundit të cilën Armina pa hezituar e ka publikuar, nga ku kemi shkëputur një foto.
Krahas videos ka shkruar: “Erdha në shtëpi dhe pashë këtë, jam e mrekulluar”.

Më herët Armina tregoi për ndjekësit e saj në Instagram se ka 11 vite diferencë me Shkëlzenin, diferencë që nuk i ka sjellë asnjë problem çiftit.












