Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit.
Një shpërndarësh picash me motor është përplasur nga një makinë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 maji të qytetit të Fierit. 45 vjeçari është goditur në kokë dhe ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që ka mbetur i plagosur. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë, ndërsa ka ndaluar drejtuesin e mjetit për ta marrë në pyetje.












