• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trafikantët e drogës të lidhur me 40 policë

admin by admin
15 December, 2016
in Kronika
0
Trafikantët e drogës të lidhur me 40 policë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

2,5 milionë bimë kanabisi u asgjësuan në 2016-n. Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato thotë për “Deutsche Welle” se përfshirja e policëve në kultivimin e drogës nuk është fenomen.

Gjatë gjithë këtij viti u vu re një shtrirje e gjeografisë së drogës në të gjithë Shqipërinë. Si e shpjegoni ju këtë masivizim të mbjelljes së kanabisit?
Policia si çdo aktivitet kriminal që e vlerëson në maksimum për ta goditur që të sjellë më shumë siguri publike e konsideron edhe kultivimin e bimëve si një aktivitet kriminal të mirëfilltë që do një punë të mirë-organizuar për të parandaluar, goditur dhe zbuluar autorët. Ne bëjmë edhe punë sensibilizuese që në fillim të vitit. Rezultatet flasin për një shkatërrim masiv. Këtë vit, deri për periudhën kur flasim, kemi shkatërruar më shumë se 2,5 milionë bimë narkotike. Ky është një numër më i madh se viti i kaluar, kjo ka krijuar një kontekst sikur situata mund të ketë dalë jashtë kontrollit. Ne e argumentojmë këtë me një organizim më të mirë të policisë për kontrollin e territorit, duke rritur numrin e forcave të policisë, të aktivizuar për të goditur këtë aktivitet, kemi rritur bashkëpunimin me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, qeverinë italiane. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy Ministrive të Brendshme ne bëjmë një monitorim të kontrolluar nga ajri me ndihmën e Guardia di Finanza.

Kaq shumë drogë e shkatërruar, po sa vetë janë kapur?
Vetëm për këtë vit kemi rreth 1670 procedime penale të nisura të referuara në prokurori, ku bëjmë veprime të rregullta proceduriale. Nga këta 400 autorë janë të identifikuar si kultivues, rreth 252 prej tyre janë të arrestuar, por puna fokusohet edhe tek grupe të organizuara që merren me trafikimin e drogës në vendet e Bashkimit Europian. Pjesa tjetër është e shpallur në kërkim. Pra nga këto 1600 procedime, 20% janë zbuluar, por puna për gjetjen e autorëve vazhdon.

Nuk ju duket shifër e ulët për një problem kaq të madh?
Por krahasuar me vitin e kaluar kemi rritje të procedimeve. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me prokurorinë që bën hetimet për zbulimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal për të gjetur kush janë pronarët e tokave, kush janë përdoruesit, por duhet një kohë derisa të mbyllet kuadri i plotë me dokumentimin e zbulimin e autorëve.

Ku fokusohet puna juaj aktualisht tek shkatërrimi i parcelave apo zbulimi i vendeve ku është fshehur droga?
Bima narkotike ka periudhën e vet. Kultivimi në parcela të hapura fillon diku nga fundi i marsit dhe prillit, sipas të dhënave tona. Në shtator e tetor përfundon cikli i bimës narkotike, varet edhe nga lloji i saj. Tani ne jemi fokusuar në masat për të goditur trafikimin. E gjithë kjo sasi që mund të kultivohet e që i ka shpëtuar kontrollit policor është e destinuar për tregun ndërkombëtar, kryesisht atë europian. Kjo sasi nuk përdoret në tregun shqiptar, sepse është shumë i vogël.

Kam dëgjuar zëra kritikë që thonë se nuk dihet ku shkon kjo drogë e shkatërruar? Nuk ka mbikqyrje për një proces të tillë asgjësimi?
Faktikisht ne jemi shumë transparentë. Asgjësimi bëhet në vend, ky është një rregull procedurial, nuk është se policia e merr sasinë e gjetur në një parcelë dhe e transporton diku. Merren mostrat e nevojshme që lejohen për t’u marrë sipas rregullat, pjesa tjetër asgjësohet, e kjo dokumentohet me pamje filmike e duke u fotografuar.

Ka investigime që kanë treguar se pa mbështetje nga policia, ky zinxhir nuk funksionon. A keni ju raste të identifikuara?
Puna e policisë është e punë e vështirë në drejtim të këtij aktiviteti, sepse elementë që merren me këtë aktivitet shfrytëzojnë zona të largëta malore, ku është e pamundur vajtja me mjete, pra në harxhojmë energji e shumë forca për të arritur në vend. Kjo i ndihmon këta autorë që t’i shmangen kontaktit vizual me policinë, të shpëtojnë. Ne kemi bërë punë shumë të mirë me Guardia di Finanza, janë 99% e parcelave të identifikuar nga ata e të shkatërruara nga ne.

Po a ka lidhje të policisë me rrjetet e drogës?
Kemi hasur edhe raste, kur elementë të veçantë kanë bashkëpunim, por ky nuk është fenomen. Nuk është i gjerë si fenomen, ne i kemi ndjekur edhe penalisht. Ne nuk e shmangim përgjegjësinë e punonjësve të policisë, ka punonjës të veçantë, të implikuar në këtë aktivitet por kundërshtojmë që nuk është si fenomen.

Sa raste policësh të implikuar keni zbuluar?
Për momentin që flasim kemi rreth 40 procedime penale të punonjësve të policisë, 8 prej tyre janë të arrestuar, janë rreth 43 procedime disiplinore që sipas informacioneve tona, ata nuk kanë vepruar, ose nuk kanë kryer detyrën si duhet për goditjen e këtij aktiviteti. E theksoj nuk është fenomen, po të kujtojmë numrin e lartë të bimëve të asgjësuara, ndërkohë që kemi vetëm për këtë vit që flasim kemi rreth 9000 forca policie të angazhuara për goditjen e këtij aktiviteti, me një kosto rreth 6 milionë dollarë që shpenzon policia nga buxheti i saj. Ne jemi të motivuar.
altin qato_copy_1

Previous Post

Si 10 vjeçarja po rrit motrat e vogla pas vdekjes së nënës

Next Post

Blushi: “Ata që fituan zgjedhjet në Dibër dhe Kolonjë humbën në Bruksel”

admin

admin

Next Post
Blushi: “Ata që fituan zgjedhjet në Dibër dhe Kolonjë humbën  në Bruksel”

Blushi: “Ata që fituan zgjedhjet në Dibër dhe Kolonjë humbën në Bruksel”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.