Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në kryeqytet, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Sipas policisë, shkaqet kanë qënë aksidentale.
Informacion paraprak
Në zonën e “Ali Demit” ka rënë zjarr në mjetin me targë AA849GP në pronësi të shtetasit Sh. M.
Mjeti ka qenë në një pikë servisi për shërbim dhe pronari i mjetit nuk ka pretendime për zjarrin e rënë në mjet.
Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.












