• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dokumenti, zbulohen fondet e munguara në buxhet për studentët

droni by droni
25 December, 2018
in Kronika
0
Afati i fundit për Ramën, studentët: Nëse nuk kthen përgjigje, protestë para Kryeministrisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në program buxhetor afatmesëm qeveria nuk përmbush asnjë prej detyrimeve bazike në universitete. Projekti mban të paprekur ligjin e Arsimit të Lartë. Parashikon të vjelë fonde për kërkime nga donatorë privatë.

“Reforma e arsimit të lartë shqiptar nis me abrogimin e ligjit ekzistues krejtësisht absurd dhe i mbrapshtë, dhe mund të kryhet vetëm si kontribut i të gjithë faktorëve shoqërorë, studentëve që i thanë ndal! Abuzimit me ta, me qeverinë, me partitë parlamentare, me shoqërinë, si edhe me pedagogët e përfaqësuesit e universiteteve”.

Kjo fjali përmbledhëse e profesor Artan Fugës e shtjelluar më tej edhe me argumentet se plotësimi i 8 kërkesave të studentëve kryhet vetëm me rrëzimin e ligjit, duket se nuk ka rënë në sy të qeverisë, ose të paktën mbetet e paekspozuar për këtë të fundit.  Një javë më parë, qeveria korrigjoi dokumentin e buxhetit afatmesëm, çka la të nënkuptohej se ishin studentët ata që motivuan ndërrimin e programit financiar të qeverisë.

Por, kryeministri Edi Rama, edhe pse ka deklaruar se kërkesat e studentëve do të bëhen realitet gjatë vitit në vijim, nuk ka përmendur në asnjë prej perifrazimeve idenë për rishikimin e ligjit. Pra, presioni i studentëve e peticionet e pedagogëve nga njëra anë dhe premtimet qeveritare nga ana tjetër, duket si dy pika që do të takohen një ditë, por që ligji Arsimit të Lartë e mban gjithnjë të devijuar rrugën e tyre të takimit.

Në projektimet afatmesme 2019-2020, misioni i Ministrisë së Arsimit për universitetet mbetet thjesht dhe vetëm teorik, i korrigjuar me ornamente, të cilat nuk i japin ndonjë përgjigje specifike studentëve për hallet që iu kanë rënë mbi shpinë.
Premtimet për universitetin

Ligji i Arsimit të Lartë, në nenin 109 të tij, neni i cili shkaktoi këtë derexhe që shohim sot, duke listuar burimet e financimit, vendos ndër të tjera edhe donacionet si mundësi për gjenerimin e fondeve, të dhuruara këto nga subjekte dhe ente private. Faktikisht, që kur ligji hyri në fuqi nuk është publikuar asnjë bilanc financiar se sa lekë kanë mbledhur universitetet me këtë zë. Në buxhetin afatmesëm Ministria e Arsimit synon që 30 për qind të financimit për kërkimin shkencor ta mbledhë përmes enteve private, praktikë kjo e cila nuk lë shumë mend për aksioma. Më tej, MASR angazhohet që të nxisë punën kërkimore në Arsimin e Lartë nëpërmjet financimit të drejtpërdrejtë të 4000 kërkuesve në periudhën 2019-2021, një veprim ky i nxitur nga protestat,  por që ende nuk ka një strategji zbatimi.

Ndërkohë pikat e tjera nuk ngjallin ndonjë kërshëri të veçantë, pasi qëndrojnë të tilla të pandryshuara prej vitesh. Ndër to, dokumenti përmend sigurimin  e cilësisë në arsimin e lartë në nivel institucional e të programeve të studimit sipas kritereve e standardeve ndërkombëtare të HEAL-it, në përputhje me kërkesat e tregut lokal dhe kombëtar të punës. 100 për qind e institucioneve të Arsimit të Lartë, deri në vitin 2021, të sigurojnë akreditimin institucional dhe akreditimin e programeve të studimit.

Konkretisht, rritja e numrit të programeve që akreditohen nga 237 në vitin 2018 në 513 në vitin 2021. Rritja e kapaciteteve akademiko-kërkimore dhe stafit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në përmbushje të standardeve akademike. 95 për qind e doktorantëve të jenë pjesë e stafeve të departamenteve me kohë të plotë në vitin 2021. Rritja e mobilitetit të stafit dhe studentëve me 20 për qind ndaj vitit paraardhës, është një tjetër angazhim i shkruar në dokumentin e buxhetit afatmesëm.

Po aty qëndron i pluhurosur edhe një e drejtë themelore e cenuar dhe e shkelur nga universitetet. 100 për qind e studentëve ekselentë dhe studentëve në nevojë të përfitojnë bursa, tarifë shkollimi zero dhe kredi studentore në vitin 2021. Pra, disa prej këtyre pikave, përfshirë edhe këtë të fundit për dhënien e kredive studentore,  janë pjesë e paketës të dalë nga Ligji në fuqi i Arsimit të Lartë, dhe që qeveria po angazhohet për ta mbrojtur me forcë dhe premtime që rrezikojnë të zhbëhen që në vigjilje. “Duhet një konsensus i madh mbarëkombëtar për një strategji universitare për shekullin e 21-të.

Përgjegjësia është e të gjithëve! Studentët na kanë vendosur me shpatulla për muri me shumë të drejtë! Përndryshe do të mbetemi kombi më budalla në Evropë! Madje kam frikë se jemi tashmë!”, e mbyll refleksionin e tij profesor Artan Fuga, i cili pas firmës që hodhi në peticionin e pedagogëve, tashmë pret, pret, pret…

Fondet
Fondet për arsimin e lartë gjatë 3 viteve në vijim parashikohen me rritje progresive që mbërrijnë në vitin 2021 në 8 miliardë lekë. Këtë vit, universitetet morën nga qeveria 7.2 miliardë lekë,  ndërsa në vitet 2019-2020 për to llogariten që të ndahen përkatësisht, 7.3 dhe 7.5 miliardë lekë. Për t’u kuptuar nga të gjithë, është pikërisht ky nivel fondesh, që i mban studentët të revoltuar dhe të pandalshëm në kauzën e tyre.

Dokumenti
MASR angazhohet që të nxisë punën kërkimore në Arsimin e Lartë nëpërmjet financimit të drejtpërdrejtë të 4000 kërkuesve në periudhën 2019-2021

100 për qind e institucioneve të Arsimit të Lartë, deri në vitin 2021, të sigurojnë akreditimin institucional dhe akreditimin e programeve të studimit. Konkretisht, rritja e numrit të programeve që akreditohen nga 237 në vitin 2018 në 513 në vitin 2021.
100 për qind e studentëve ekselentë dhe studentëve në nevojë të përfitojnë bursa, tarifë shkollimi zero dhe kredi studentore në vitin 2021

30 për qind të financimit për kërkimin shkencor, universitetet do ta mbledhin përmes enteve private /Gazeta Shekulli

Tags: arsimibuxhetistudenteuniversiteti
Previous Post

FOTO/Mohojnë lidhjen mes tyre, por kapen mat në Meshën e Krishtlindjeve në Prishtinë

Next Post

FOTO/Pranë bashkëshortes së tij, Berisha uron Krishtlindjen

droni

droni

Next Post
Çifti Berisha uron: Gëzuar Krishtlindjen miq, ju dhe familjeve tuaja!

FOTO/Pranë bashkëshortes së tij, Berisha uron Krishtlindjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.