Në natën e Krishtlindjeve, qyteti i cili është kryeqendra e festës, u detyrua të qëndronte në errësirë.
Sipas informacioneve, një pjesë e madhe e Korçës dhe zonave përreth ka mbetur pa energji elektrike. Kjo për shkak të një avarie të rëndë në transformatorin e nënstacionin Korçë.
Pa energji pjesërisht ka mbetur zona e Bilishtit, Vranishti, Gjanci, Rehova dhe pjesërisht periferia Korçë.
Grupet e punës të OSSHE vazhdojnë të jenë ende në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët.











