Një tragjedi është pak të thuhet për aksidentin ajror që i mori jetën çiftit të njohur të politikanëve në Meksikë.
Guvernatorja e shtetit qendror Puebla, të Meksikës, Marta Erika Alonso, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror.
Referuar mediave të huaja, thuhet se guvernatorja Marta Erika Alonso, bashkëshorti i saj, senatori Rafael Moreno Valle, dy pilotë dhe një tjetër pasagjer në bord, humbën jetën pas rënies së avionit, pak pas ngritjes nga kryeqyteti i Puebla.
45-vjeçarja sapo kishte marrë dhe detyrën e re. Ajo ishte anëtarja e partisë PAN e qendrës së djathtë dhe u bë guvernatorja e parë femër e Puebla.
Vdekjen e guvernatores dhe burrit të saj e ka konfirmuar dh presidenti i ri i Meksikës, Andres Manuel López Obrador.












