Në një njoftim në Twitter, presidenti Donald Trump shkruan se Turqia është treguar e gatshme të zhdukë ISIS nga Siria.
Gjithashtu ka njoftuar tërheqjen e trupave amerikanë nga Siria, duke nënkuptuar kështu se i ka ngarkuar përgjegjësinë presidentit turk Erdogan.
President @RT_Erdogan of Turkey has very strongly informed me that he will eradicate whatever is left of ISIS in Syria….and he is a man who can do it plus, Turkey is right “next door.” Our troops are coming home!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 24, 2018
Ky postim erdhi pas një telefonate midis liderëve, ku u diskutua tërheqja e ushtrisë amerikane nga Siria.
Të hënën, presidenti e vlerësoi kreun e shtetit turk si “një njeri që mund” të mposhtë ISIS.
SHBA aktualisht ka rreth 2.000 ushtarë në Siri, kryesisht në verilindje, si pjesë e fushatës së vazhdueshme kundër organizatës terroriste ISIS.











