• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tenderët histori kompanish fantazmë, offshoresh dhe vendime tavoline

droni by droni
23 December, 2018
in Ekonomi, Kryesore, Opinion
0
Publikohet kostoja e Unazës së Madhe: 8.3 mln euro për 7 km rrugë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Nertila Maho

Për shumëkënd, DH Albania dhe Biba X ishin një bashkim operatorësh normalë që kishin fituar një procedurë prokurimi lidhur me lotin 1 të projektit të rehabilitimit të Unazës së Re nga pallati me Shigjeta tek rreth-rrotullimi Shqiponja. Vëmendja gjatë nëntorit, kur u bë shpallja e fituesve, u përqendrua në dy boshte të tjera, që lidheshin me koston tejet të lartë të projektit, ku vetëm loti 1 llogaritet 20 milionë euro dhe ka një gjatësi vetëm 760 metra, si dhe përplasja e shtetit me banorët për shpronësimet.

Një muaj më pas, deklaratat për abuzimin me koston dhe përplasjet për projektin do t’i zbehte tërësisht një skandal i ri. Të dhënat e publikuara në media nxorën në dritë se kompania Dh Albania, si bijë e kompanisë Dunwell Haberman regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte falsifikuar dokumentacionin e paraqitur në ofertën e saj. Jo vetëm kaq, kompania kishte arritur t’ju shpëtonte të gjitha filtrave të kontrollit dhe jo një por dy autoriteteve kontraktore. Faktet treguan se përveç Autoritetit Rrugor Shqiptar kompania kishte fituar një procedurë me vlerë 12 milionë euro edhe nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Nga ajo ditë, dinamika me të cilën janë zhvilluar ngjarjet, paniku i përfshirjes së emrit Amerikë dhe hetimet për rastin kanë sjellë një mori deklaratash dhe veprimesh. Por në finale ekuacioni prodhoi të njëjtin rezultat, të paktën për momentin. ARRSH hapi sërish procedurën e prokurimit për lotin e parë të projektit, me të njëjtin fond limit dhe duke lajmëruar operatorët e interesuar që të paraqesin ofertat deri më 14 janar 2019, duke kërkuar me çdo kusht që të çojë para projektin, duke qenë se dy lotet e tjera, 2 dhe 3, janë aktualisht me kontrata në fuqi.
Në total, projekti për ndërhyrjen nga Pallati me Shigjeta tek rreth-rrotullimi Shqiponja ka një kosto 40 milionë euro për tre lote dhe është një ndër akset me kosto dukshëm të lartë që institucionet e kanë argumentuar me numrin e lartë të veprave të artit që përfshin ky projekt.

MIE propozoi ndryshim në ligj, verifikim dokumenteve për çdo fitues tenderi

Në një dalje para mediave, ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Damian Gjiknuri, do të jepte vetëm një detaj me zë të plotë. “Nga konfirmimet e mbërritura nga institucionet e sipërpërmendura (Ambasada Amerikane në Tiranë dhe kërkesa e Ambasadës Shqiptare në Uashington) rezulton se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania DH Albania në procedurat e tenderit është i falsifikuar”, tha Gjiknuri. Ai nënvizoi se të gjithë materialet i janë referuar Prokurorisë për hetim ndërkohë që falsifikimi i dokumenteve, sipas tij, ka ndodhur jashtë territorit shqiptar. Ministria e Infrastrukturës, ndërkohë, propozoi një ndryshim ligjor pranë APP.

“Kam propozuar që të sanksionohet qartësisht në ligj, detyrimi që ofertuesit fitues t’i verifikohet në çdo rast informacioni që vetëdeklaron përpara lidhjes së kontratës. Propozimi i është drejtuar zyrtarisht Agjencisë së Prokurimit Publik, për të iniciuar këto ndryshime ligjore”, – tha Gjiknuri.

E ndërsa propozimi bën sens në kahun e ministrisë, në kahun e APP duket se do të jetë e pamundur të zbatohet dhe mund të kthehet në bumerang për sistemin në tërësi. Klodiana Cankja, ish-drejtore e APP shprehet se çdo vit lidhen mesatarisht 6000-7000 kontrata dhe është e pamundur të bëhet verifikimi për të gjitha, ndaj edhe ligji e saktëson që verifikimi bëhet kur ka raste të dyshuara.  Ajo shton se fakti që sot, nëpër tenderë të rëndësishëm me vlerë dhjetëra miliona euro, bëhet vetëm një ofertë, nuk tregon për mungesë të nevojës së biznesit për para, por se mund të kenë hyrë në lojë mekanizma të tjerë, siç janë marrëveshjet e fshehta mes operatorëve ekonomikë. http://www.monitor.al/tenderet-me-nje-oferte-tregues-per-marreveshje-te-fshehta-mes-operatoreve-2/

Tenderët histori kompanish fantazmë, offshoresh dhe vendime tavoline

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik për vitin 2017 treguan se një në tre tenderë është vendosur në tavolinë, duke mos qenë i hapur për garë. Konkretisht, nga 7317 procedura të njoftuara, 2234 ishin me negocim pa shpallje paraprake. Përqindja që zë vlera totale e fituar ndaj fondit limit të prokuruar ishte rreth 92%. Të dy këto elemente, nga ana e ekspertëve, janë tregues të disa tenderëve.

Së pari, lidhja e disa bizneseve me pushtetin po bëhet gjithmonë e më evidente në kontratat që paracaktojnë fituesit kur në gara të rëndësishme paraqitet vetëm një ofertë, ose gjithçka negociohet pa shpallje paraprake.

Së dyti, vlerësimi për ofertat bëhet në mënyrë të përciptë, duke qenë se një pjesë e mirë e institucioneve nuk kanë kapacitete njerëzore të trajnuar dhe me formimin e duhur në këtë fushë. Janë pikërisht këto fenomene që, në shumë raste, kanë bërë që procedura nga më të rëndësishmet t’i mbulojë mjegulla dhe vetëm në ndonjë rast fatlum për publikun të zbulohet që fituesi nuk është një kompani me përvojë, por një kompani fantazmë e krijuar posaçërisht vetëm pak muaj më parë.

Shqipëria ka sot një numër të konsiderueshëm kontratash me kompani që janë të regjistruara në parajsa fiskale, apo që nuk kanë publike pronësinë e tyre, duke e bërë gjithmonë e më të vështirë mbikëqyrjen e tyre, fitimin që sigurojnë dhe taksimin e tij. Propozimi që vjen sot nga ekspertët është që kompanitë që kanë aktivitet dhe kanë përfunduar më shumë se gjysmën e afatit të kontratës në vend të detyrohen të publikojnë aksionerët e tyre dhe të bëjnë transparencë për aktivitetin. Duke ndjekur qasjen e Bashkimit Europian për moslejim të kompanive offshore në kontrata për punë dhe shërbime publike propozohet që edhe vendi ynë të orientohet në të njëjtin drejtim.

Transparenca e kompanive guacë, një premtim që e mori era

Disa prej koncesioneve më të rëndësishëm në vend sot kanë pas vetes kompani të regjistruara në parajsa fiskale. Tre vjet më parë, me shpërthimin e Panama Papers, qeveria Rama 1 u vu në lëvizje pas lajmeve se në listë kishte dhe disa emra shqiptarë. Në atë kohë u lakua fakti se do të ndërmerrej një nismë ligjore për publikimin e emrave të aksionerëve nga kompanitë që operonin në Shqipëri. Ministri Arben Ahmetaj do të nënvizonte, ndër të tjera, në atë kohë se do të kryhej edhe një monitorim në të paktën 1 mijë sipërmarrje për të nxjerrë situatën e tyre, por ashtu si një pjesë e mirë e deklaratave që bëhen nën presionin e një zhvillimi, edhe në këtë rast, fjalët duket se i mori era.

Sot, në treg vijojmë të kemi të njëjtat kompani me transparencë të limituar mbi pronësinë dhe me kontrata të rëndësishme. Për ekspertët sot është e rëndësishme që për kontratat që garantohen nga buxheti apo që kanë një vlerë të konsiderueshme, të bëhet një skanim të paktën për 10 vitet e fundit pasi gjasat e abuzimeve, falsifikimeve sikurse modeli i fundit i DH Albania të jenë me shumicë, duke sjellë kështu pasoja për taksapaguesit shqiptarë.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike është kategorik kur propozon, që kompanitë që nuk kanë publikë aksionerët e tyre, të kategorizuara si offshore, nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në tenderë publikë. Ai kërkon të skanohen kontratat më të rëndësishme të 10 viteve të fundit, ku është e përfshirë garancia nga buxheti. http://www.monitor.al/kompanite-qe-nuk-e-kane-te-qarte-pronesine-te-mos-lejohen-ne-tendere-publike-2/

Tags: tendera d h albania
Previous Post

Basha publikon videon e projektit të zhvendosjes së Lanës në favor të Edmond Begos

Next Post

Policia kap magazinierin shqiptar të drogës, plagosi edhe një polic

droni

droni

Next Post
Policia kap magazinierin shqiptar të drogës, plagosi edhe një polic

Policia kap magazinierin shqiptar të drogës, plagosi edhe një polic

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.