Trejsi Sejdini nuk fitoi kurorën e Miss Universe, por pa dyshim ka fituar më shumë sesa kaq.
Ajo rrëmbeu zemrat e gjithë fansave në Tajlandë dhe u bë qendra e mediave ndërkombëtare.
Këtë e dëshmojnë dhe pamjet e fundit të cilat ajo i ka ndarë në rrjetet sociale, ku qindra fansa e rrethuan pak para se ajo të largohej.
E ndodhur në aeroportin Suvarnabhumi, Trejsi është futur në telashe për shkak të dhuratave të shumta që i kanë dhënë fansat. Ajo rriti limitin e peshës së bagazheve, dhe për më shumë ajo duhej të paguante 159 dollarë më shumë.
Kanë qënë fansat që i kanë mbledhur lekët dhe kanë bërë që bukuroshja shqiptare të mos humbiste asnjë nga dhuratat e tyre.

https://www.instagram.com/p/Brkt54mh42M/
K.Balliu/DRONI.al











