Dy automjete janë përplasur në Përrenjas kur për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, njëri prej tyre fëmijë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Toyota Yaris” është Amares Zharri 37 vjeç.
Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me djalin e tij 4-vjeçar.
I riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet tjetër, që drejtohej nga Dejvis Islami.
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.












