Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar një prej rrugëve e cila mban emrin e kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se emrat e rrugëve vihen për të nderuar të vdekurit e jo të gjallët.
“More vërtetë i paska vënë rrugës në Surrel emrin e vet Ky!!
Po emrat e rrugëve i vënë të gjallët për të nderuar e kujtuar të vdekurit! Nuk ka bërë vaki t’ja vënë emrin rrugës në të gjallë!
Mos po na qeveris një dead man walking?!
😱😱😱”, shkruan Manjani.












