Britania e Madhe është vendi i parë në botë që autorizon konceptimin e bebeve nga tre ADN të tre prindërve. Arsyeja se pse është dhënë pëlqimi për këtë strukturim të ri në familje bëhet për të evituar transmetimin e një sëmundje vdekjeprurëse të trashëgueshme, pas miratimit nga Komiteti Etik Britanik.
“Është një vendim historik dhe jam i sigurt se pacientët, gati për të përfituar nga kjo teknikë, do të jenë të lumtur”, deklaroi një zyrtare e lartë e kërkimeve në embrionologji, Sally Cheshire. “Ne do të përparojmë me shumë kujdes”, theksoi ajo.












