Gazetari Sokol Balla na ka njohur me vajzën e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, moderatorti i ‘Real Story’ zbulon marrëdhënien e ngushtë me të voglën e tij, teksa i uron ditëlindjen.
“Ti je drita e diellit, drita ime e vetme. Ti më bën të lumtur, ti më bën të qesh, ti më bën krenar, ti më bën të qaj. Unë jam babai yt dhe të dua pafund, 1 milionë herë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Belen”, shkruan ai në postim.
Balla është i rezervuar përsa i përket jetës private. Kujtojmë që ai u largua nga Top Channel duke zhvendosur programin e tij në Vizion Plus.













