Një taksist nga Kavaja, 65 vjeç, është gjendur i vrarë në periferi të qytetit, në fshatin Greth. Ai quhet Idriz Karriqi.
Karriqi kishte marrë një pasagjer por nuk ishte kthyer më pasi e kishte dërguar në destinacion.
Familja kishte njoftuar policinë për humbjen e tij.
Policia e Kavajës ka ndaluar Musa Saraçin, një 24-vjeçar, si person si të dyshuar për vrasjen e tij me thikë. Pas kësaj, autori i dyshuar i ka marrë mjetin viktimës dhe është larguar. Mjeti është gjetur në një pikë grumbullimi të mjeteve të vjetra, që shiten për skrap.










