Politico, organi zyrtar i Bashkimit Europian, ka publikuar arsyet se përse Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatave. Shkrimi hedh dritë mbi arsyet e vendimit negativ që mori Brukseli për Tiranën.
“Negociatat formale nuk kanë filluar ende dhe korrupsioni e krimi i organizuar mbeten probleme serioze, sipas Komisionit Evropian. Komisioni ka kritikuar edhe politizimin e gjykatave të Shqipërisë”, thuhet në pjesën për Shqipërinë.
Pavarësisht kësaj Politico e sheh perspektivën e Shqipërisë më të afërt se atë të vendeve të tjera, duke parashikuar një anëtarësim në BE në vitin 2025.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u theksua disa herë nga zyrtarë të lartë të BE-së para vendimmarrjes për të mos i hapur negociatat. Këtyre fenomeneve BE u ka shtuar edhe kushtet për të luftuar trafikun e drogës, për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit dhe për të zhvilluar zgjedhje të lira e të drejta.
Pavarësisht këtyre qëndrimeve gjithnjë e më të qarta, për të shmangur përgjegjësinë për dështimin, kryeministri Rama vazhdon t’u tregojë shqiptarëve se kushti i vetëm i refuzimit është zbatimi i ligjit të Vetting-ut. Lapsi.al












