Një mësuese ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Viktima është Luiza Dule, 48 vjeçe, mësuese. Ngjarja e rëndë ndodhi në Devoll, në aksin Miras-Arrez.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mësuesja dhe 5 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë.
Mësohet se personat e tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











