Një 36-vjeçar është qëlluar me armë gjatë mesnatës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve e si pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë, viktima është Ardi Bodurri, i cili ishte punonjës shërbimit pyjor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës.
Deri më tani, nga hetimet e para, ka dyshime se Bodurri është qëlluar aksidentalisht nga shokët e tij teksa kishin dalë për gjah.
I riu ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat dy personat që ishin me 36-vjeçarin.











