Kryeministri Edi Rama vazhdon ende të kapet pas ‘lojës’ me dialogun, duke e rikthyer dhe njëherë vemendjen tek rrjetet sociale aty ku mund të themi se ka thyer rekord për përdorimin e efekteve të aplikacionit.
Këtë radhë, kryeministri ka shfrytëzuar flitrat e festave të fundvitit për të kërkuar dialog.
‘Do shifemi para festave?’, shkruan Kryeministri.

Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Rama, se nuk pranojnë dialog, pasi nuk ka arsye pse të ulen dhe bisedojnë për të drejtat e tyre legjitime.
Së fundmi, ata ia kanë kthyer përgjigje me të njëjtën pllakë, duke hedhur foto në rrjetet sociale, njësoj siç bën kryeministri.
Ja një e fundit, nga një studente e Fakultetit të Filologjisë dhe Historisë.

DRONI.al











