Muso Saraci, vrasësi i taksistit në Kavajë ka treguar sot për policinë ngjarjen e rëndë ku ai vrau me gjakftohtësi 65 vjecarin Idriz Kariqi. Ai ka treguar se ata kishin hyrë në një rrugë fshati në Greth. Ata ishin zënë me fjalë pasi Saraci kishte ndryshuar drejtim dhe sipas tij taksisti i kishte kërkuar më shumë lekë. Në ato caste Saraci e ka nxjerrë viktimën nga makina dhe në këmbë kanë ecur për disa metra deri në një kodër me shkurre ku edhe e ka vrarë me thikë. Më pas ai ka marrë makinën dhe ëshët larguar.











