Ish-ministri Ylli Manjani në një reagim të fundit në rrjetet sociale shkruan se Kryeministri Edi Rama nuk pse të kërkojë më dialog.
Sipas tij, ai dialogoi në të gjitha stacionet e mundshme televizive dhe tani i ka mbetur vetëm të plotësojë kërkesat, dhe jo të fitojë kohë.
REAGIMI I PLOTË
Një gjë spo kuptoj. Kryeministri donte dialog. Kot për kunj e kërkonte, por le të themi: dakort që kërkoi dialog.
Dialogoi sa e me kë deshi. Dialogoi te Top Channel, te Klani, në Instagram, Facebook e Twitter.
Përgjatë këtij “dialogu” Ai pranoi në Instagram të gjitha kërkesat e studentëve. Vuri 8 “po” për secilen kërkesë.
Pyetja është: pse nuk i plotëson ato kërkesa në realitet dhe të mbarojë kjo histori?!
Se tani ska më kuptim as dialogu i mëtejshëm, kur kërkesat janë pranuar.
Mos ndoshta do të shtyjë kohën ky, se qeverisje ska më… Me atë rast shmang dhe vemendjen nga super vjedhjet që ka në proçes.












