Një kopësht fëmijësh në Lezhë është rrezikuar nga një zjarr që ka rënë orët e para të mëngjesit.
Ka qënë konvikti i shkollës “Kolin Gjoka” i cili është përfshirë nga flakët, fatmirësisht pa asnjë të lënduar.
Zjarri ka krijuar frikë dhe panik pasi në këto ambiente janë dhe fëmijët e kopshtit “Besëlidhja”. Raportohet se janë evakuuar të gjithë fëmijët.
Nga informacionet e para mësohet se zjarri ka rënrë mëngjesin e sotëm rreth orës 8:10. Mësohet se zjarri ka rënë në rrjetin elektrik të konviktit.











