Prokuroria e Apelit Durrës ka dorëzuar sot rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila vendosi lirim me kusht për të dënuarin Lulëzim Berisha. Prokuroria e Apelit Durrës argumenton, ndër të tjera, se nuk legjitimohet vendimi i lirimit me kusht për shkak të natyrës së veprave të rënda penale.
Ndër të tjera, Prokuroria argumenton se nuk legjitimohet lirimi i Lulzim Berishës edhe për shkak të uljes së pajustifikuar të kohës së dënimit nga gjykatat për të dënuarin e burgosur për vepra të rënda penale, si edhe për shkak të llogarive jo të sakta për kohën e burgimit.











