• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO INTERVISTA/ Kreu i Kushtetueses: S’ka ardhur opinioni i Venecias për Vettingun

admin by admin
16 December, 2016
in Kronika
0
VIDEO INTERVISTA/ Kreu i Kushtetueses: S’ka ardhur opinioni i Venecias për Vettingun
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese është vendosur ditët e fundit përpara presionit publik dhe politik për dhënien e vendimit për ligjin e Vettingut që po mban peng fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja. Për t’iu përgjigjur shqetësimeve në lidhje me mosmarrjen e një vendimi, që u konsiderua si pengesë për hapjen e negociatave me BE, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, përmes një interviste ekskluzive për RTV Ora News bëri thirrje të marrë fund presioni ku janë futur anëtarët e Kushtetueses dhe sqaroi se për këtë ligj është vepruar me shpejtësi rekord. Dedja nuk dha afat, por pohoi se vendimi do të merret së shpejti dhe Vettingu do të mundësojë që cilido gjyqtar që ka abuzuar me detyrën të shkojë në ferr, ndërsa ata që kanë vepruar me përgjegjshmëri të vlerësohet si i tillë.

Për herë të parë kreu i Gjykatës Kushtetuese,  Bashkim Dedja,  i është përgjigjur përmes Ora News opinionit publik dhe aktorëve vendas dhe të huaj që presin një vendim të shpejtë për ligjin e Vettingut.
“Më është kthyer përgjigje që ka pasur një problem teknik nga Komisioni i Venecias që nuk e kanë dërguar dhe mund ta nisin që sot në rrugë elektronike dhe manuale. Jemi në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias zyrtarisht”, u shpreh Dedja.
Dedja ka adresuar ato që ai i quan sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese për vonesë dhe zvarritje të vendimmarrjes, duke thënë se Gjykata Kushtetuese ka vepruar me shpejtësi edhe pse ligji i jep 3 muaj kohë.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese fton median dhe politikën të mos bëjnë presione pasi dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë të përgjegjshëm për detyrën e tyre dhe do të mbrojnë Kushtetutën.
Ata nuk po e pengojnë integrimin dhe do të jetë Vettingu procesi që do të vërë përpara përgjegjësisë gjyqtarët abuzues.
Nuk ka dhënë një afat se kur do të merret vendimi edhe pse ligji e lejon deri në 1 vit, por Dedja premton se do të vendoset së shpejti.

Intervista e plotë


bashkim dedja

Kur do të merret në shqyrtim nga Kushtetuesja ligji i Vettingut?
Të gjithë thonë se e ka sjellë Komisioni i Venecias, edhe sot e kësaj dite opinioni i Komisionit të Venecias nuk ka ardhur zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese. Akoma nuk kemi një përgjigje zyrtare ndonëse e ka botuar në faqen e saj elektronike. Ne kemi komunikuar dhe dje dhe sot me Komisionin e Venecias, para pak çastesh më është kthyer përgjigje që ka pasur një problem teknik nga Komisioni i Venecias që nuk e kanë dërguar dhe mund ta nisin që sot në rrugë elektronike dhe manuale. Jemi në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias zyrtarisht.
Vazhdimisht është sulmuar Gjykata Kushtetuese për zvarritje dhe vonesa në shqyrtimin e  kësaj çështje, natyrisht që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme për reformën në drejtësi, është ligji bazë pas Kushtetutës që u hap rrugën të gjitha ligjeve të tjera për tu zbatuar në praktikë por dua të sqaroj opinionin se është shqyrtuar në një kohë rekord ky ligj nga Gjykata Kushtetuese. Pavarësisht se nuk është marrë akoma vendimi, procedurat paraprake kanë përfunduar dhe është në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias që pastaj të procedojmë vendimmarrjen. Në bazë të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese qoftë atij të vjetrit, qoftë atij që është në fuqi sot, neni 47 që është miratuar këtë vit dhe ka hyrë në fuqi para një muaji parashikon se vetëm procedura paraprake nga marrjen e  kërkesës deri në vendimmarrjen e Kolegjit ose mbledhjes së gjyqtarëve nëse do kalojë për gjykim apo jo, ka tre muaj në dispozicion.
Kushtetuesja e ka shqyrtuar në kohë rekord. Kërkesa është regjistruar me datën 5 tetor në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji ka vendosur me 14 tetor duke e kaluar çështjen për gjyq, ndërkohë që është marrë vendimi për ti dërguar Komisionit të Venecias me datë 25 tetor nga mbledhja e gjyqtarëve për ti kërkuar mendim dhe seanca gjyqësore është bërë pa kaluar një muaj nga depozitimi i kërkesës. Nuk është Gjykata Kushtetuese që e pengon apo e ka zvarritur, përkundrazi ka punuar me shpejtësinë maksimale për ti dhënë përgjigje sa më shpejt pretendimeve të ngritura të këtij ligji. Sepse Gjykata fare mirë ishte komode, mund të zbatonte ligjin dhe nëse do kalojë për gjyq apo jo mund të priste periudhën tre mujore. Është krejtësisht e pabazë, të gjitha insinuata që ngrihen për zvarritjen e qëllimshme të këtij procesi.
Gjykata Kushtetuese po punon maksimalisht që ti japë një përgjigje sa më të shpejtë me vendim përfundimtar kësaj kërkese që ka të bëjë me thelbin e reformës në drejtësi.
Gjykata Kushtetuese nuk është bërë dhe nuk do të bëhet kurrë pengesë për integrimin e vendit, për reformën në drejtësi. Përkundrazi është një kontribuuese jashtëzakonisht e rëndësishme e reformës në drejtësi dhe e demokracisë në vend. Mjafton të kthejmë kokën pas dhe të shikojmë vendimmarrjen kushtetuese të kësaj gjykate e cila ka dhënë vendime jashtëzakonisht të rëndësishme që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe balancimin e pushteteve, apo integritetin kombëtar të këtij vendi.
Natyrisht që ajo do kohën e vet por ne po punojmë me shpejtësi maksimale. Po hidhet baltë vazhdimisht mbi Gjykatën Kushtetuese, duke përfshirë dhe në kuadrin e besimit të ulët ndaj pushtetit gjyqësor. Jo vetëm publiku por një pjesë e madhe e juristëve nuk e dinë që Gjykata Kushtetuese nuk bën pjesë në pushtetin gjyqësor. Ai perceptim që është për opinionin e ulët dhe besimin e ulët të  Gjykatës Kushtetuese nuk është për Gjykatën Kushtetuese, por sistemin gjyqësor. Këtë e thonë të gjithë progres-raportet për Shqipërinë nga 2005 që është në monitorim dhe Kushtetuesja. Në asnjë prej tyre Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur vlerësime negative, por pozitive.
I bëj thirrje politikës, pushtetit, mediave, kushdo qoftë që të heqin dorë nga presione që i bëjnë Gjykatës Kushtetuese, sepse si gjithë të tjerët dhe gjyqtarët e Kushtetueses janë shtetas të këtij vendi, njëlloj si gjithë qytetarët e tyre, janë të përgjegjshëm për detyrën e tyre, do vendosim për më të mirën e asaj që kërkohet. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet Kushtetutës dhe do ta mbrojë atë sipas rregullave dhe ligjeve që janë në fuqi dhe Konventave Ndërkombëtare.

Nga kush u është bërë presion zoti Dedja?
Nuk ka presion të drejtpërdrejtë por fakti se çdo ditë në media, shtyp, parlament, apo portale, thuhet se Gjykata qëllimisht po zvarrit reformën, është bllokuese e integrimit në BE, gjyqtarët janë të kësaj apo asaj natyre përfshi dhe deri tek jo kriminelë etj, ka një ligj që do ti sqarojë këto gjëra bashkë me strukturat mbështetëse. Secili do të përgjigjet për gjithçka ka bërë dhe gjithçka është, duke filluar nga gjyqtarët kushtetues deri tek gjyqtari dhe prokurori më i thjeshtë. Ai që ia ka bërë vendin, ai që do të ketë përgjegjësi, do ti nënshtrohet përgjegjësisë. Ai që ia ka bërë vendin të përgjigjet, të shkojë në ferr. Ai që është i ndershëm, që ka punuar me profesionalizëm dhe iu ka përshtatur detyrës së tij patjetër që duhet të vlerësohet.

Kur mund të kemi një vendim përfundimtar?
Sa i takon procedurave, e thashë që vetëm procedurat paraprake ligji njeh tre muaj. Por zgjatja tërësore e procesit, edhe gjykimi, edhe vendimmarrja ligji ka parashikuar deri në një vit. Por kurrë ne, dhe jam i bindur që kjo nuk do të ndodhë. Do të jetë një përgjigje në kohën sa më të shpejtë të mundshme, por se kur është e pamundur të përcaktohet dhe nuk është vetëm në dorën time, vendimi është kolegjial. Secili duhet të përgatitet dhe të jetë i bindur, i ndërgjegjshëm në atë që do të vendosë dhe do të jetë krejt i qartë në konkluzionet e tij.

Previous Post

Prokuroria “i tund prangat” Lulzim Berishës

Next Post

BB: Shqipëria, “shëndetësinë falas” më të shtrenjtë në Europë

admin

admin

Next Post
BB: Shqipëria, “shëndetësinë falas” më të shtrenjtë në Europë

BB: Shqipëria, “shëndetësinë falas” më të shtrenjtë në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.