Një kamion i ngarkuar me hekur është përmbysur në aksin rrugor Llogora – Dhërmi, në kthesën e dytë të rrugës.
Shkak është bërë këputja e frenave.
Mësohet se drejtuesi i automjetit është munduar ta mbajë makinën brenda rrugës duke e përplasur në anën e shkëmbit për të shmangur ndonjë tragjedi.
Ky aks rrugor u bllokua për mjetet e mëdha që prej orës 13.30 dhe janë lejuar të kalojnë vetëm makinat e vogla.












