Open Data ALbania bën të ditur se, ditët e fundit në faqen e tyre Prokurime Transparente janë krijuar pasaporta për disa tender të rëndësishëm në vlerë dhe impakt infrastrukturor.
Një prej tyre ishte edhe Faza e II e punimeve për Rikualifikim Urban të Sheshit “Skëndërbej”.
Fondi limit i këtij tenderi është 979 884 648 (nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë milion lekë e tetëqind e tetëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dyzet e tetë lekë) pa TVSH.
Ndërkohë për fazën e parë të punimeve për Rikualifikim të Sheshit “Skëndërbej”, vlera është 527.5 milion lekë dhe Kompania Fituese Fusha sh. p. k.
Për mbikëqyrjen e punimeve të kësaj faze është zhvilluar gjithashtu një tender, në të cilin morën pjesë 7 kompani dhe u shpall fituese kompania me ofertën më të lartë përkatësisht 51N4E, duke refuzuar/skualifikuar gjashtë kompanitë me renditje më të favorshme sipas ofertës. Motivi i skualifikimit mungesa e Kapaciteteve Teknike.
Ky është tenderi i dytë që fiton Fusha sh. p. k. dhe shpallet fitues për mbikëqyrje punimesh po 51N4E. Edhe punimet për parkingun nëntokësorë kanë të njëjtën kompani implementuese dhe të njëjtën kompani mbikëqyrëse.
Cila është studioja belge 51N4E

Emri i studios belge 51N4E ngjan i lidhur pandashmërisht me projektin pedonal të sheshit “Skënderbej”.
Ajo është studioja që bëri projektin e rehabilitimitm si pjesë e planit urbanistik, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, raporton Lapsi.al.
Së fundi, 51N4E është shpallur fituese e tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të fazës së parë të sheshit.
Cilat janë fijet që e lidhin atë me qendrën e Tiranës, tenderat e qeverisë dhe bashkisë dhe vetë kryeministrin Edi Rama?
Më se një vit më parë, në prill të vitit 2015, u raportua për një skandal që kishte shpërthyer në Belgjikë me themeluesin e 51N4E, me një tender të zhvilluar për studimin e fizibilitetit për realizimin e projekteve në Shqipëri.
Peter Swinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë, këshilltar i Qeverisë Flamane dhe themelues i studios 51N4E u vu nën hetim për shkak se një tender të nismës “Atelier Albania” të Edi Ramës ia kishte dhënë një mikut të tij në konflikt interesi, edhe ai i njohur i kryeministrit shqiptar.
Ai u akuzua se favorizoi në tenderin për studimin e fizibilitetit të projekteve në Shqipëri studion Centrum voor Stadsontwikkeling CVBA, që drejtohet nga Patrick Janssens.
Janssens, kryetar i Partisë Socialiste Flamane në Belgjikë dhe kryetar i Bashkisë së Atnwerpit ka qenë pjesë e jurisë së konkursit për projektin e “Lungomares” – shëtitores së Vlorës.
Edhe në përzgjedhjen e Janssens në konkursin e Lungomares fijet të çojnë te 51N4E.
Studio 51N4E, “partnere” e Edi Ramës
Emri i 51N4E ndeshet në një sërë projektesh pas të cilave është Edi Rama.
Ajo është projektuese e vilës së Ramës në fshatin Surrel, rrëzë Dajtit.
Në regjistrat e 51N4E zbulohet një lidhje familjare mes Peter Swinnen dhe Ramës. Një prej bashkëpunëtorëve të kësaj studioje arkitekturore rezulton të jetë Rea Xhillari, vajza e Linda Bashës, bashkëshortes së kryeministrit shqiptar.
Me belgët e 51N4E ka bashkëpunuar edhe Anri Sala, një prej miqve më të afër të Ramës (bashkëpunëtor në lyerjen e fasadave të kryeqytetit).
51N4E është edhe projektuesja e kullës shumëkatëshe (TID) të ndërtuar në rrugën Abdi Toptani nga një prej miqve të ngushtë të Ramës (sot hotel Plaza).
51N4E është edhe autori i projektit për galerinë COD (qendra e hapur për dialog) në katin e parë të kryeministrisë, me të cilën Rama ka dashur të impresionojë veçanërisht vizitorët e lartë të huaj.
Në maj të vitit 2016 studios belge të arkitekturës, 51N4E, i ndriti sërish fati. Ajo fitoi plot 600 mijë euro për një tender për “shërbime konsulence” për qeverinë shqiptare.
51N4E duket se ka pjesën e vet në çdo tender që ka të bëjë me sheshin që projektoi vetë në qendër të kryeqytetit, por edhe projekte të tjera të Edi Ramës.
Dhe këto para publike nuk shkojnë aspak rastësisht në xhepat e saj.
Pasaportat e tenderave të sipërshënuar
http://www.openprocurement.al/sq/tender/view/id/3653
http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/inst_id/20/keyword/sheshi%20s
?
Tendera te Fituar nga Fusha SHPK
http://www.openprocurement.al/sq/tender/list/inst_id/20/corporate_id/J61922018S
?











