Në Rotterdam të Holandës janë sekuestruar rreth 330 kg kokainë, me vlerë që llogaritet të jetë mbi 20 milionë euro. Policia nisi dyshimet, pasi u zbuluan dy shqiptarë në pjesën e sigurisë së lartë, ku zbarkohen kontenierët. Menjëherë policia kontrolloi sektorin ku u arrestuan shqiptarët duke zbuluar dhe sasinë e madhe të drogës.
Sipas autoriteteve holandeze kjo ngjarje është provë e fuqizimit të kriminelëve shqiptarë në këtë vend.
Ndërkohë, para disa ditëve një postbllok policie është sulmuar. Forcat e rendit kanë reaguar duke qëlluar në ajër. Mendohet që incidenti ka lidhje, pasi për disa ditë ka pasur informacion që mund të vinte një sasi e madhe droge në Rotterdam.











