Fituesi i Topit të Artë, Luka Modriç, ka kritikuar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin për mos paraqitjen e tyre në ceremoninë e këtij viti.
Ylli kroat nuk e cilëson të duhur sjelljen e dy ish-fituesve, duke i quajtur jo të ndershëm dhe fyes ndaj ceremonisë.
Sipas tij, trofeu ka vlerë vetëm kur i marrin ato. As Messi as Ronaldo nuk ishin të pranishëm për të parë Topin e Artë ashtu sikurse bëjnë sa herë janë të dy fitues.
Duke folur në një intervistë ekskluzive në vendin e tij, Modriç ishte padyshim i pakënaqur me sjelljen e tyre.
“Nuk mund të them pse dikush nuk mori pjesë – kjo është zgjedhja e tyre”, tha Modric për Sportske Novosti. “Por a është logjike kjo?
Modrici i dha fund dominimit 10-vjeçar të Ronaldo-Messit,në garën për Topin e Artë, ku brenda 10 vjetëve Messi e Ronaldo morën nga pesë Topa të Artë secili./Droni.al











