Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironinë me protestën e studentëve dhe refuzimin e tyre për të pasur dialog me Ramën edhe pas kërkesave të vazhdueshme të tij.
Më poshtë është edhe postimi i fundit.

Në një postim në Instagram Rama shfaqet duke kërcyer me në sfond këngën e Elita 5 “E di se do të vish”, dhe shkruan “Jo keq dhe kjo jo keq”.
Në vijim janë disa postime të tjera në lidhje me dialogun, të cilat në fakt nuk shprehin gadishmërinë e tij për dialog por tentojnë të shfryjnë rezistencën e studentëve dhe ta kthejë atë në një moment humori.













