Kryetari i PD ka theksuar disa momente të rëndësishme të PD dhe opozitës si dhe ka nënvizuar vizionin e saj në qeveri, gjatë një debati në neës24 në emision “Të paekspozuarit”.
Më poshtë është “guida” për hapjen e PD dhe bllokimi i trafiqeve nëse PD fiton zgjedhjet
Në lidhje me hapjen e PD:
“Partia Demokratike, ka një model transformimi i cili është model modern, europian. Në bazë të saj është vota. Vota e anëtarësisë sot, vota e qytetarëve nesër. Dhe mundësia që çdokush të konkurojë në bazë të aftësive dhe vleravë të veta.
Edhe unë jam produkt i hapjes së PD-së. Unë jam produkt i hapjes së Shqipërisë, që më dha mundësinë të shkoja në një vend perëndimor. Të merrja edukim në një vend perëndimor. Dhe së dyti jam një produkt i hapjes së Partisë Demokratike që në një moment të caktuar, kuptoi rëndësinë e hapjes ndaj njerëzve të cilët i kanë ndërtuar vlerat e tyre jashtë politikës, por që duan t’i ndajnë këto vlera për të ndryshuar Shqipërinë.
Kam qenë 17 vjeç kur është themeluar Partia Demokratike. Kam qenë 19 vjeç kur jam larguar nga Shqipëria. Sot jam kryetari i Partisë Demokratike. Dhe sot është radha ime të bëj jo thjeshtë çfarë është bërë dje. Për të hapur më shumë Partinë Demokratike. Për të hapur mendjet, jo thjesht për të hequr gardhin. Dhe për t’i dhënë Partisë Demokratike frymëmarrje moderne perëndimore. Ky është shërbimi që i bën Partia Demokratike interesit publik.
Në lidhje me drogën:
E para është prishja e paktit të politikës me krimin që do të thotë largimin e personave me rekorde kriminale nga çdo nivel vendimmarrës, kuvendi, bashkitë, policia, taksat, tatimet, inspektoriatet!
Pa u bërë kjo, asnjë përpjekie nuk do të ketë sukses! Nuk ka ushtri europiane apo amerikane të asgjësojë problemin e drogës në Shqipëri në qoftë se ne nuk prishim paktin e politikës me krimin. S
ë dyti një sërë hapash që kërkojnë vullnet politik! Vendosje të moratoriumit mbi mjetet lundruese edhe një herë deri në kurimin e këtij problemi, vendosje dhe rivendosje të plotë të kontrollit të territorit dhe të kufijve edhe permes strukturave të specializuara për të cilat Departamenti i Sigurisë në Partinë Demokratike ka një propozim solid dhe serioz që kam patur rastin ta konsultoj javën e shkuar me ekspertë të sigurisë të Komisionit Europian duke iu kërkuar edhe ndihmë financiare!
Bëhet fjalë pë xhandarmërinë kombëtare e cila do të ketë në dispozicion mjete të mjaftueshme për të kontrolluar të gjithë territorin. A do ta bësh është çështje vullneti, ndarja e politikës me krimin është pjesë e vullnetit. Do ndahemi me krimin! Nuk është e vërtetë që droga ka sjellë përparim në Shqipëri, një grusht bosësh ndoshta janë bërë të pasur, shumica e shqiptarëve janë bërë më të varfër! Tepelenësit, Gjirokastritët!












